Burani me Spinaq dhe Mish

0
9

Përbërësit



200 gr mish viçi
500 gr spinaq
80 gr oriz
1 kokërr qepë (mesatare)
6 qepë e njomë
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 kokërr domate
1 degë nenexhik
kripë
piper
800 ml ujë

Përgatitja
1
Hidhni në një tenxhere vajin e ullirit, shtoni mishin e prerë në copa, kripë dhe piper dhe lërini të skuqen copat e mishit.
2
Kur të kenë marrë ngjyrë shtoni qepën dhe lëreni 5-7 minuta të gatuhet me mishin.
3
Më pas shtoni qepën e njomë dhe orizin, kaurdisini mirë përbërësit dhe lërini të marrin pak ngjyrë.
4
Shtoni domaten e qëruar dhe të prerë në kubikë dhe më pas ujin që burania të ziejë.
5
Pasi të ketë marrë valë, kontrollojeni për kripë.
6
Pasi të jetë trashur gjella, shtoni në minutat e fundit të gatimit spinaqin dhe nenexhikun që të mos humbasin ngjyrën dhe shijen.