Byrek me qumësht

0
133

Përbërësit

500 ml qumësht (Lufra)
50 gr gjalpë
100 gr miell misri
3 vezë (të verdha)
250 gr djathë i bardhë
kripë
piper

Përgatitja
1
Në një tenxhere skuqni gjalpin. Shtoni miellin e misrit dhe i përzieni mirë. Më pas shtoni qumështin dhe e lini në zjarr derisa masa të trashet.
2
Shtoni dy të verdha vezësh dhe djathin e bardhë të grirë. Trazojini mirë. Rregullojini me kripë dhe piper sipas dëshirës.
3
Merrni një tavë dhe e lyeni me pak vaj ulliri. Shtroni në të një petë të gatshme dhe përsëri e lyni me pak vaj ulliri.
4
Brenda shtroni masën që përgatitët me qumështin Lufra dhe e mbuloni me një petë. Sipër e lyeni me pak gjalpë.
5
E vendosni në furrë për 45 minuta, në temperaturë 180 gradë. Sapo byreku të jetë gati, e lini pak minuta të ftohet dhe shijojeni!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here