Kabuni me Rrush të thatë

0
9

Përbërësit



3 lugë gjelle vaj ulliri (ekstra i virgjër, Olitalia)
2 filxhanë oriz (Gold, Teuta)
4 filxhanë lëng mishi
1 filxhan rrush i thatë
4 copë karafil
2 lugë gjelle kanellë
405 gr sheqer

Përgatitja
1
Në një tigan të thellë hedhim 3 lugë vaj ulliri dhe skuqim orizin.
2
Shtojmë lëngun e mishit dhe karafilat dhe i lëmë të ziejnë.
3
Në mes të zierjes shtojmë stafidhet dhe një lugë kanellë.
4
Pasi e ka pirë të gjithë ujin shtojmë 350 gr sheqer dhe e ziejmë shumë pak. Në një filxhan hedhim 50 gr sheqer, 1 lugë gjelle kanelle dhe i trazojmë.
5
Orizin e përgatitur e shtojmë në një tavë dhe e spërkasim nga lart me sheqerin dhe kanellën. I vendosim në furrë për 15 minuta.
6
E servirim në një pjatancë duke e spërkatur me shegë nga lart.