Cmëndet Eva Alikaj kërcënon Luizin duke i thënë ‘ta çaj kafkën’

Diten e sotme ka dal nga shtepi e BBV Eva Alikaj ajo ka kercenuar Luizin shume keq duke i thene se‘ta çaj kafkën’.

Ngjarja ka ndodhur pasi Kristi refuzoi që të kërcente me Evën.

Ajo e nevrikosur u fut në dhomën e gjumit ku po flinte Luizi i cili i tha se mos bëni zhurmë pasi po flinte.

Dhe me pas Eva filloi te fliste.

Në atë moment Luizi tha se edhe ai do bënte zhurmë kur të tjerët do të flinin.

Kaq ka mjaftuar që Eva të shpërthejë kundër tij duke bërtitur se ‘kush je ti, unë ta çaj kafkën’.

Gjithçka e ka dëgjuar produksioni i cili ka dërguar menjëherë zarfin e zi që njoftonte përjashtimin e saj nga loja.

Një natë më parë BBV njoftoi se do të përjashtonte çdo banor që do të përdorte fjalor fyes e kërcënues.