E paskemi ditur GABIM! Mjeku ortoped tregon këpucët ideale (jo ato që na kanë ‘vrarë’ dalëngadalë)

Goca, menduat se shpëtuat, por këpucët e sheshta po ju ‘vrasin’dalëngadalë’.

Ato janë bashkëshoqërueset tona të përditshme, por sa dimë ne të përzgjedhim këpucët?

Për këpucët e duhura, duhet që e bukura dhe funksionalja të jenë të dyja bashkë.

I ftuar në studion e programit ‘Rreze dielli’, mjeku ortoped Dritan Todhe na tregoi se cila janë zgjedhjet e duhura për këpucët që duhet të blejmë.

‘Një këpucë e mirë është ajo që të rri mirë. Një këpucë e mirë do të ishte e mirë nëse zbatonte anatominë dhe fiziologjinë tonë. Pra, t’i përshtatet formës së këmbës dhe mënyrës sonë të të ecurit. Çdo kalim nga kjo normë, çdo ekzagjerim do të japë problemet e veta, dhimbje, vuajtje, ngushtim të këmbës, problematika të ndryshme.

Një këpucë e sheshtë fare nuk është dhe aq e përshtatshme. Shumica prej nesh kur dëshirojmë të shkojmë diku dhe ecim pafund, ndoshta gjithë ditën me këpucë të sheshta, me idenë që këto janë më komode, më rehat, për më më tepër kur vijmë nga një mënyrë e të ecurit me taka të larta, me këpucë të sheshta direkt, sigurisht mbas katër-pesë ditësh këta pacientë paraqiten me lodhje të këmbëve, mezi ecin. ‘

Por cila është këpuca ideale për këmbët tona?

‘Një këpucë e mirë në fakt është ajo që i përshtatet formës së këmbës, e para, ka anatominë e saj dhe ka dhe funksionin, kjo e fundit do të thotë që është pak e inklinuar, pak e përkulur përpara dhe pak e ngritur tek thembra dhe masa më e mirë e të ngriturit tek thembra është një gisht ose dy gisht, po qe se fillon dhe kalon tre gisht atëherë kjo nuk i përshtatet më fiziologjisë sonë, domethënë mënyrës sonë të të ecurit, kalon tek ekzagjerimet’.

Sigurisht impakti i parë viziv është ai që na tërheq kudo, edhe tek këpucët. Por duhet studiuar, provuar para se ta blejmë dhe të gjithë elementët bashkë duhet të të japin impaktin e plotë, jo vetëm ana vizuale. Por momenti i provës duhet të jetë më i rëndësishmi, nëse kur e provojmë ndjejmë që jemi komodë, atëherë ajo është këpuca e duhur.

Prodhimet industriale të posaçme enkas për rehatinë e këmbëve të pacientëve shpesh janë refuzuar prej tyre, për shkak se nuk ishin të bukura.

Këpucët e përdorura të cilat në Shqipëri janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, sipas mjekut ortoped nuk duhen marrë, jo vetëm për anën higjenike por edhe për shkak të infeksioneve, pasi ne nuk e dimë kush i ka pasur më parë ato këpucë, pasi kthimi i kësaj praktike në industri prish rregullsinë e ligjeve mjekësore.

Për personat që vuajnë nga diabeti, dhe lëkura e tyre është më e ndjeshme, Dritan Todhe thekson se këmba diabetike është një problem shumë i madh me shtimin e numrit të diabetikëve në Shqipëri, dhe sugjeron se këta persona duhet të kenë një mekanizëm shumë të mirë vetëkontrolli

Për personat specifikë që i kanë këmbët formë gjystabani, janë kontigjenti kryesor në zgjedhjen e këpucëve, për ta duhet këpucë ortopedike që duhet të plotësojë patjetër dy elementë, së pari shtresa që këta pacientë e dinë mirë dhe e dyta është thembra, pra këta duhet të kenë një thembër të këpucës shumë të fortë.

Mundësia e këtyre njerëzve që kanë këtë lloj këmbe për të blerë këpucë normale varion nga forma e gjystabanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *