Zbulohet sozia e Sidrit Bejlerit, edhe ai këngëtar

Mbrëmjen e së premtes në emisionin “Zonë e Lirë” ishte i ftuar këngëtari Land Kademi, i cili pas më shumë se 15 vitesh në skenën shqiptare, ka sjellë këngën e tij të parë, “Edhe pak lule”.

Teksa ndodhej në studio, shumë njerëz i kanë dërguar mesazhe Arian Çanit se Landi ngjan shumë me këngëtarin e njohur Sidrit Bejleri.

Ngjashmërinë e madhe e ka pohuar edhe vetë Landi dhe ka treguar se shumë persona e kanë ngatërruar me të.

“Ka shumë të forta me këtë historinë e Sidritit. Atë e kam pasur shok klase dhe në atë kohë ai ka pasur shumë flokë, ndërsa më pas i preu. Pastaj, Sidriti u bë copy-paste me mua. Unë në vitet 1998-2000 i kam bërë flokët zero”, – ka thënë Landi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *