Përbërësit:
1 qepë
2-3 thelpinj hudhër
2 speca
500 gr domate
1 lk sheqer
1 lk kumin
kripe+ piper i zi
4 kokrra vezë
majdanoz
vaj ulliri
Përgatitja:
Në një tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim për 5 minuta qepën e prerë në kubikë e hudhrat deri sa të bëhen transparente. Shtojmë 1 ose 2 speca të prerë në kubikë dhe i kaurdisim përsëri së bashku për 5 minuta të tjera. Shtojmë domatet të qëruara e të prera në kubikë, 1 lugë kafe kumin, 1 lugë kafe piper të kuq, kripë e piper të zi. ( nëse dëshironi mund të shtoni edhe pak spec pikant). E lëmë të ziejë domaten në temperaturë mesatare për 10 minuta.
Në fund hapim 4 gropëza të vogla me majën lugës dhe shtojmë vezët. Vendosim kapakun për 10 minuta. Spërkatim me majdanoz dhe i servirim të ngrohta duke i shoqëruar me djath.