Gliko me Qershi

0
3

Përbërësit



320 gr qershi
140 ml ujë
140 ml verë
80 gr sheqer kaf
1/2 kokërr lëng limoni
1 kokërr lëkurë limoni (e prerë në copa jo e grirë)
2 gr vanilje
1 shkop kanellë

Përgatitja
1
Përzieni në një tenxhere ujin me verën, lëkurën e limonit, vaniljen dhe kanellën.
2
Vërini në zjarr derisa të arrijnë temperaturën e vlimit.
3
Më pas hiqini bërthamat e qershive, spërkatini me lëng limoni, hidhini në shurupin që keni në zjarr dhe gatuajini për 15 minuta derisa të zbuten.
4
Hiqni lëkurën e limonit dhe shkopin e kanellës dhe lërini dhe pak qershitë derisa të trashet lëngu.
5
Më pas vendosini për një orë në frigorifer.
6
Këtë gliko mund ta shoqëroni me akullore kosi.