“Kam filluar të punoj që 8-vjeç” Flor Binaj rrëfen punët e para që të rinjtë e sotëm as i mendojnë dot

Aktori i mirënjohur i humorit Florjan Binaj, duket se është një nga personazhet më të dashur të publikut shqiptar. Jo rrallë herë, babai i dy fëmijëve, Krena e Glauk ka folur rreth jetës familjare, bashkëshortes ish-Miss Univers Albania Sadina Alla, takimit të parë me të dashurën e zemrës, e i ftuar në studion “E diell” 34-vjeçari ka rrëfyer një tjetër anë të karakterit, se sa punëtor është ai.

Flori pa më të voglin ngurrim ka treguar disa nga punët e tij që në moshë të hershme dhe kanë qenë nga më të ndryshmet, punë që tani shumë të rinj nuk i mendojnë.

“Unë kam punuar që 8 vjeç.Kam filluar të shes piktura, apo dhe punë të ndryshme. Kam punuar ‘security’ nëpër panaire, kam punuar tek dyqani i babit tim, e ndihmoja pa lekë, kam punuar edhe fatorino furgoni në unazë.”

Ndonëse i talentuar për pikturë Binaj duket se edhe e ka lëshuar penelin nga dora për të punuar! Disiplina dhe zelli për punë, vendosmëria e përgjegjshmëriar duket ta kenë ndihmuar Florin në rrugën e tij.