Kofshë qingji në furrë me Patate

0
18

Përbërësit



1 kofshë qengji (rreth 1.8 kg 8 patate (të mëdha) hudhër (sipas dëshirës) trumëz 100 gr gjalpë (me copa) kripë piper

Përgatitja
Ngrohni furrën në 210° C. Qëroni, lani, thani dhe prijini në feta patatet. Vërini në fund të tepsisë, duke u hedhur sipër copat e gjalpit dhe pak trumzë.Vini sipër kofshën e qingjit dhe futeni në furrë. Pas 15 minutash, kur të nisë të marrë ngjyrë të artë, kthejeni.Gatuajeni sërish për 15 minuta dhe kthejeni sërish. Uleni temperaturën e sobës në 180°C dhe vazhdoni me gatimin për 40 minuta. Shtoni thelpinjtë e hudhrës të pa qëruar.Fikeni furrën dhe lëreni gatimin të pushojë për 15 minuta.Mishi do të jetë i butë dhe patatet përreth të mbushura me aromën e shijshme të qingjit.