Tavë kosi me pulë e hudhra

Përbërësit:

1 kg mish pule miks

500 ml ujë

4-5 lgj miell

4 kokrra vezë

1 kg kos

6 thelpinj hudhër

Kripë, piper i zi

3 lgj gjalp ose 2 lgj vaj ulliri

1 lugë kafe piper të kuq

Përgatitja:

Pasi ti kemi larë dhe tharë mirë copat e mishit të pulës i kaurdisim me pak yndyrë sa të zverdhen pak. Më pas shtojmë 500 ml ujë dhe e lemë mishin të ziejë për 20 minuta.

Në një tenxhere kaurdisim me yndyrën e mbetur 4 lugë miell. Sa të shohim që mielli fillon të ziejë pa i dhënë ngjyrë, e shuajmë me lëngun e mishit dhe e largojmë nga zjarri duke shtuar gradualisht kosin dhe duke e trazuar me tel dore.

Grijmë hudhrat imët dhe i shtojmë në kos. Rrahim më pas vezët, i shtojmë tek kosi me miell dhe në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi.

Vendosim thelat e mishit në një tavë, shtojmë kosin duke i mbuluar copat e mishit. Shkrijmë 1 lugë gjalpë me pak piper të kuq dhe spërkasim sipërfaqen e tavës. E vendosim më pas mishin e pulës me kos dhe hudhra në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *