Mbahej si më i miri në vend, punonjësit e restorantit filmohen duke larë enët e kuzhinës në liqen

0
5

Disa punonjës të restorantit më të mirë kinez në Nashville janë filmuar duke larë enët e kuzhinës në liqen.



Sipas raportimeve të mediave, ata u kapën duke larë çdo gjë nga tiganët tek tenxheret në ujërat e një liqeni të populluar në zonë.

Menjëherë pas postimit të videos në Facebook, departamenti i shëndetit dërgoi një inspektor për të analizuar situatën.

Shpjegimi i tyre ishte se ata kishin një lavaman që mblidhte shumë yndyrë dhe donin që t’i lanin diku tjetër ku lavamani të mos mbushej me yndyrë.

Restoranti u mbyll dhe u urdhërua që çdo enë dhe pajisje brenda ambienteve të pastrohej dhe dezinfektohej.

Burimi:NYP|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania