“Më kërcënonte, më dhunonte”, Genta Gjalpi rrëfen plagët, ende të hapura me Aulonën: Jam rasti më i keq i mundshëm

Aulona Musta diskuton shpesh me ndjekësit e saj, për plagët e shoqërisë shqiptare. Një ndër to është dhe dhuna psikologjike dhe fizike që pësojnë vajzat e reja nga partnerët e tyre, e cila shpeshherë përfundon dhe në vrasje.

Lidhur me këtë, i ka shkruar dhe ish-banorja e Big Brother, Genta Gjalpi, e cila mori pjesë në një nga edicionet e mëdha, por ish i dashuri i publikoi fotot nudo, duke i shkaktuar një dëm të madh psikologjik asaj.

“Mua më kërcënonte ish-i im, dhe m’i bëri publike, doli e vetja. Gjithë atë dhunë psikologjike, edhe fizike e ktheva në forcë. Unë jam si një aicberg. Njerëzit shohin shumë pak… Jam e shkatërruar nga meshkujt, kam një frikë të madhe, sa nuk mendoj se do të krijoj lidhje ndonjëherë, frika më e madhe se do të jem e papranuar. Pas kaq shumë vitesh po e hap zemrën dhe po dridhem, e po qaj, edhe pse shumë herë jam bërë gati, ndoshta do të isha si ajo vajza që vdiq… ju ndoshta me kemni përkrahur, keni qeshur e keni qarë me mua, por unë jam rasti më i keq i mundshëm…”, -shkruan ndër të tjera Genta Gjalpi.

Ndërkaq, Aulona e ka ndarë këtë mesazh në InstaStory, duke shkruar.

“Dhe e di çfarë sapo më kujtove e dashur Genta…që në atë kohë sërish pjesa më e madhe (e madje vetë vajzat) të akuzuan ty, të bën ty fajtore dhe të vunë ty qindra epitete…”-shkruan moderatorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *