Meghan Markle thyen rregullat ne funeralin e mbretëreshës. Shikoni cfare ka bere.

Pas një periudhe të gjatë keqkuptimesh, mosmarrëveshjesh mes çifteve të dukëve të Cambridge dhe Sussex dhe intervistës për Oprah Winfrey që tronditi familjen mbretërore, por edhe qytetarët e thjeshtë, princ Harry dhe Meghan Markle u rikthyen në Londër për t’i dhënë lamtumirën e fundit mbretëreshës Elizabeth. Çifti aq shumë i përfolur ndoqi nga afër të gjitha nderimet që iu bënë sovranes më jetëgjatë të monarkisë britanike, duke treguar kësisoj se pavarësisht gjithçkaje FAMILJA VLEN MBI GJITHÇKA.

Në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II, Meghan Markle respektoi në mënyrë elegante kodin “e rreptë” të veshjves në rast zie, që përfshin: veshje rreptësisht të zeza, çorape dhe këpucë të errëta, pak bizhuteri dhe kapelën klasike.

Ajo veshi një fustan pelerinë Stella McCartney dhe kapelë të zezë që i kombinoi me dy bizhuteri të familjes mbretërore dhe një akesor nga koleksioni i saj personal, një nga të preferuarit e saj. Vathëve me perla dhe diamante që mori dhuratë nga vetë Elizabeth II, ajo u shtoi byzylykun e saj të çmuar Cartier.

Meghan Markle kishte veshur doreza kur hyri në Westminster, por sapo i hoq, ishte e pamundur të mos shihej byzylyku në kyçin e saj të majtë…një xhevahir i çmuar, nga e cili nuk ndahet kurrë. Bëhet fjalë për një Cartier Love në ar të verdhë, një material që nuk lejohet për një funeral. Kushton mbi 7000 euro dhe Harry ka edhe një të tillë: është simboli i dashurisë së tyre dhe premtimi i përjetësisë që kanë shkëmbyer.