Mëlçi pule me presh

0
109

Përbërësit

400 gr mëlçi pule

300 gr presh

100 ml verë të bardhë

200 ml lëng pule

1 qepë e vogël

40 gr gjalp

2 lgj vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Makarona sipas dëshirës

Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë mëlçitë, i thajmë ato dhe i presim në copa të vogla. Preshët (kryesisht pjesën pa bishta) i presim në unaza të holla.Në një tigan shkrijmë 1/3 e gjalpit, 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim preshët deri sa ato të zbuten plotësisht. Herë pas here i zbutim me pak lëng pule dhe duke i mbuluar me kapak. Rregullojmë shijen me pak kripë.Në një tigan tjetër shtojmë gjysmën e gjalpit të mbetur, 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim qepën e vogël të grirë shumë hollë. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë mëlçitë e pulës dhe i kaurdisim së bashku deri san ë tigan të mos ketë më lëng. Shtojmë edhe kripë e piper. I shuajmë me verë të bardhë dhe e lëmë deri sa ajo të avullojë plotësisht. Bashkojmë mëlçitë me preshin e gatuar dhe i trazojmë lehtë së bashku. Vendosim tiganin ku skuqëm mëlçitë në nxehtësi. Hedhim pak lëng pule, 1-3 e lëngut të mbetur dhe e lëmë të marrë valë. Salcën e shtojmë mbi mëlçitë me presh dhe i shërbejmë me bukë të thekur ose me pak makarona nën të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here