Ndryshe nga çdo çift tjetër i martuar, ja çfarë bëjnë Gazi dhe Ira pas dasmës

Një javë më parë, aktori i njohur i showbizit Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira i dhanë fund beqarisë në një dasmë madhështore që mori vëmendjen e të gjithëve. Pjesë të dasmës që u organizua me detaj nga ‘Ami Event’ ishin personazhe të njohur VIP të cilët ndanë vazhdimisht foto dhe video nga momentet më të veçanta të ceremonisë.

Mirëpo, ndryshe nga çiftet e tjera të cilët zgjedhin që pas dasmës të ikin me muaj mjalti, Ira dhe Gazi siç duket i kanë lënë këto plane për më vonë. Çifti i sapo martuar është shfaqur për herë të parë pas dasmës në një event.

Të buzëqeshur dhe shumë të lumtur ata janë fotografuar së bashku në daljen e tyre të parë publike si burrë e grua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *