Një tornado e fuqishme, e ndjekur nga shiu dhe breshri, ka goditur Catanian, duke shkaktuar dëme serioze.
Të plagosur kanë mbetur disa persona. Autoritetet u rekomandojnë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm e të mos dalin nga shtëpia përveçse për arsye urgjente.
“Qytetarët këshillohen që të mos dalin jashtë përveç për arsye urgjente”, thuhet në faqen e Bashkisë në Facebook.
Tornado gjithashtu dëmtoi shtëpitë dhe bizneset. Janë raportuar disa pemë të shkulura dhe llamba të rëna në rrugë. Asnjë nga të plagosurit e shpëtuar për momentin nuk është shtruar në spitalet e qytetit.
Moti i keq gjithashtu ndikoi edhe në fluturimet ajrore ku katër prej tyre u devijuan në aeroporte të tjera.