Pace me koke vici. Receta origjinale shqiptare

0
183

Receta: Paçë me kokë viçi

Përgatitja:

Kokën e viçit e pastrojmë dhe e zijmë me krip 60-90 min. Pasi që të ftohët e ndajmë mishin nga kockat dhe e bëjmë gati për paçën. Miellin e kavërdisim në vaj gjer sa të fiton ngjyrë kafeje pastaj e përvlojme me lengun e mishit të zier ose ujë të vluar (për afër një litër e gjysmë) dhe e përzijmë pa ndërprere me lugë druri deri sa të trashët. Paçën e lëmë të zihet në temperatur të ulët afër 20 min. Pastaj ia shtojmë mishin e copëtuar, hudhrat, kripën, piperin e kuq të djegur në pak yndyrë, piperin e zi, 1-2 lugë uthëll, dhe e lëmë të zihet për 10 min. Paça me mish koke servohet e nxehtë, zakonisht si paragjellë.

Perberesit:

500 gr mish nga koka e viçit

10 lugë miell

1 dl vaj

4 -5 thelba hudër

1 lugë gjelle kripë.

piper të kuq

piper të zi

1-2 lugë uthëll

Ju befte mire!