Pasha Qofte me Salcë në furrë

0
22

Përbërësit



12 qofte (pasha qofte)
400 ml salcë domatesh
2 thelpinj hudhër
vaj ulliri
1 lugë çaji sheqer kaf
100 ml ujë
kripë
rigon

Përgatitja
1
Në një tavë të thellë shtoni vaj ulliri dhe salcë domatesh.
2
Më pas hidhni 2 hudhra të grira, sheqer për të hequr aciditetin e salcës, kripë dhe rigon.
3
Shtoni ujin dhe më pas pasha qoftet në tavë.
4
Vendosini të piqen për 25 minuta në 200 gradë.