Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Pasta furre me mish të grirë e djathë

Një recetë e shijshme, me aromë borziloku e mozarela, duke na ndjekur hap pas hapi…

Përbërësit:

  • 250 gr mish i grirë
  • 150 gr bukë
  • 100 gr parmixhano
  • 1 degë majdanoz
  • 1 degë borzilok
  • 150 gr salsicce
  • 6 vezë
  • 1 qepë e madhe
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 shishe salcë domatesh
  • 80 gr miell
  • 1 lt qumësht
  • 600 gr pasta rigatoni
  • 300 gr djathë scamorza
  • kripë, piper, arrë moskat

Përgatitja:

  • Gjëja e parë që duhet të bëni është të krijoni disa qoftëza të vogla me të dy vezët: pasi të keni bërë brumin në një tas, lëreni të pushojë në frigorifer. Më pas skuqni qepën dhe hudhrën në një tigan ku keni nxehur pak vaj ulliri dhe shtojuni salcën e domates. Lëreni të ziejë. Ndërkohë merrni brumin e qofteve dhe krijoni toptha të vegjël. Qoftet e vogla shtojini në  tiganin ku po zjen salca. Në fund të zierjes shtoni gjethe borziloku.
  • Zjeni makaronat deri në gjysmën e kohës dhe bashkojini me salcën e përgatitur. Në bazën e tavës shtroni një shtresë beshamel të përgatitur (me miellin e zverdhur me gjalpë, qumësht dhe arrë moskat). Më pas shtoni gjysmën e pastave me qofte duke u kujdesur t’i përhapni qoftet në mënyrë uniforme.
  • Rrihni 4 vezë. Gjysmën e masës shtrojeni në tavë bashkë me djathin e prerë në kubikë e një shtresë beshamelë. Pastaj shtoni gjysmën e mbetur të pastave me qofte dhe vazhdoni me një shtresë tjetër beshameli, djathi e vezësh të rrahura. Spërkateni tavën me parmixhano dhe piqeni në 180 gradë për 40 minuta. Prisni disa minuta para se ta servirni.