Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Patëllxhanë me djathë në furrë; Receta e shefit të njohur italian do t’ju bëjë të lëpini gishtat, është kaq e lehtë dhe e shijshme

Nga: Linda Fishta

Fotografia: Armand Habazaj

Melanzane veloci al forno con mozzarella e pomodoro – Il …

PËRBËRËSIT PËR DY PERSONA: » 1 patëllxhan » 125 g djathë Mozzarella » salcë domatesh, kaperi me kripë, rigon, » vaj ulliri, kripë kokërrmadhe, kripë e imët sipas nevojës

PËRGATITJA: 1Presim patëllxhanin në feta ½ cm të trasha. I spërkasim me kripë kokërrmadhe dhe, pasi t’i kemi vënë një peshë sipër, i lëmë për 30 minuta të kullojnë lëngun e hidhur në një kullesë makaronash. 2Pas kësaj kohe, u heqim kripën e tepërt, i shpëlajmë me ujë, i thajmë me një pecetë të pastër dhe i pjekim nga të dyja anët mbi një pllakë gize ose në një tigan të sheshtë pa vaj. I vendosim fetat e patëllxhanit në një tavë të lyer me vaj ulliri, por i vendosim në mënyrë që të mos jenë shumë mbi njëra-tjetrën.

I spërkasim me vaj ulliri, salcë domate, rigon dhe kaperi, të cilët i kemi shpëlarë me ujë e tharë me letër kuzhine. Vendosim sipër djathin Mozzarella të prerë në copa të vogla dhe e vëmë të piqet për rreth 20 minuta, në furrë të ngrohur më parë në temperaturën 180° C. E konsumojmë menjëherë.

Nese ju pelqen kjo recete shperndajeni ne profilet tuaja