Një recetë që duhet ta provoni patjetër/ Ja si të gatuani dollma me lakër

Dollmat jane shume te mire dhe kane nje shije unike kur i gatuan sidomos kur gatuen ne Korce.

Ne po ju japim receten e tyre qe ti gatuani vete ne shtepin tuaj.

Ju duhet nje kokerr laker

5 kokrra qepe

Per ereza kumin, rigon, piper i zi spec i kuq (sipas deshires)

200 gram oriz

400 gram mish te grir

3-4 luge vaj ulliri

1 lugë gjelle salcë domateje

Marrim lakrën dhe presim pjesën e bishtit. E zhysim në një tenxhere me ujë të nxehtë dhe e lemë të marrë valë. Pas 10 minutash e largojmë lakrën dhe fillojmë dhe heqim fletët pa i prishur. Në një ene vendosim mishin e grirë, orizin, qepën e grirë hollë, kuminin, hudhrën, bimët aromatike, vaj ulliri, kripë dhe piper.

Marrim një tenxhere dhe vendosim një buqetë të vogël me bimë aromatike, më pas shtrojmë disa fletë lakre. Fillojmë dhe mbushim dollmat me kimën e përgatitur, i vendosim në tenxhere, vendosim një pjatë dhe më pas shtojmë ujë sa të mbulohet pjata. Brenda vendosim dhe një fetë limoni për të zbutur aromën e lakrës.

Në një tenxhere kaurdisim miellin me gjalpin, sapo mielli të ndryshojë ngjyrë e shuajmë me pak nga lëngu i zierjes së lakrës. Shtojmë sipas dëshirës një koncentrat për më shumë shije si dhe pak lëkure limoni. E spërkasim me piper, një lugë vaj ulliri dhe kopër të grirë.

Ketu eshte video hap pas hapi