Përbërësit:
- 1 qepë e grirë imët
- 2 thelpi hudhra të shtypur
- 1 lugë gjelle rozmarinë e tharë
- 450 gram pure kungulli
- 250 gram pure patateje e ëmbël
- 150 gram bajame të bluara
- 1 lugë pluhur pjekjeje
- kripë, piper
- 4 vezë të rrahura
- 100 gram djath kaçkavall
- 3-4 pomodorini
Përgatitja:
- Merrni një tavë dhe vendosni një letër pjekjeje. E lyeni me pak vaj ulliri. Në një enë kombinoni kungullin, patatet, bajamet, erëzat dhe i trazoni mirë.
- Shtoni pluhurin pjekës, djathin dhe në fund vezët. Sipër vendosni pomodorinit.
- Masën e shtroni tek tava dhe e fusni në furrë për 40 minuta, në temperaturë 200 gradë celsius.
Kjo omëletë, me sasinë e përbërësve është e përshtatshme për 3-4 persona. Shijojeni!