Qofte me gjize dhe spinaq

0
24

Përbërësit:



  • 250 gr spinaq i pastruar
  • 250 gr rikota
  • 50 gr djathë grana padano
  • 40 gr bukë e thekur e grirë
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • 1 thelpi hudhër
  • kripë
  • piper i zi

Për t’i lyer:

  • 1 vezë
  • bukë e thekur e grirë
  • kripë
  • piper i zi

Përgatitja:

  • Për të përgatitur këto qofte, si fillim nxehni vajin së bashku me thelpin e hudhrës, shtoni spinaqin dhe lëreni të kavardiset në flakë të gjallë për 5-6 minuta duke e përzier shpesh derisa të skuqet mirë.
  • Hiqni hudhrën, më pas transferojeni spinaqin në një enë, shtypeni lehtë me një sptaul që t’i hiqni ujin e tepërt dhe lëreni të ftohet. Kur të ftohet, grijeni imët me thikë.
  • Më pas, hidhni rikotën në një enë, (nëse është shumë e ujshme kullojeni pak), pastaj shtoni spinaqin, djathin e grirë, kripë e piper dhe përzieni masën e qofteve.
  • Më tej, për t’u dhënë konsistencë qofteve, shtoni bukën e thekur të grirë dhe vahzdoni përzierjen. Sapo brumi i tyre të jetë gati, formoni toptha të vegjël rreth 20 gram secili.
  • Pastaj kalojini një nga një në një pjatë ku keni hedhur vezën e rrahur me pak kripë e piper e më tej në një pjatë ku keni hedhur bukë të grirë të thekur.
  • Më pas vendosini në një tepsi ku keni shtruar letër furre. Piqini në furrë ngrohur në 220 gradë për 20 minuta dhe shërbejini të nxehta.