Përbërësit
- 10 vezë
- 10 lugë gjelle sheqer
- 10 lugë gjelle miell
Për shurupin
- 800 gr sheqer
- 400ml uje
Përgatitja:
- Me anë të një mikseri do të rrihni vezët me sheqerin përreth 15 minuta. Miellin do ta shtoni gradualisht.
- I përzieni mirë dhe më pas masën e krijuar e shtroni në një tavë. E fusni në furrë përrëth 30 minuta në temperaturë 180 gradë. Duhet ta kontrolloni herë pas herë në mënyrë që të shmangni djegien.
- Në fund pasi e keni nxjerrë i shtoni shurupin e nxehtë.
- E lini përrëth 1 orë të ftohet dhe më pas mund ta shijoni!