Shfaqet për herë të parë para publikut bashkëshorti dhe vajza e Alketa Vejsiut ne Sanremo

Alketa Vejsiu do të jete nje prej prezantueset e Sanremos në natën e tretë se bashku me gruan e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez.

Në një intervistë ekskluzive për “La Stampa”, Alketa u shpreh e lumtur që do të jetë në skenë me Georginën. Por kur u mor në intervistë moderatorja zbuloi edhe me teper detaje.

Moderatorja ka treguar per te gjithe se në mesin e publikut aty do të jetë bashkëshorti dhe vajza e saj. Kështu nëse kamera i fokuson, kjo do të jetë hera e parë që do të shohim bashkëshortin e Alketës i cili ka preferuar të mos shfaqet në publik.

Ndërsa me vajzën Alketa na ka prezantuar edhe më herët, kur dy vogëlushët e saj ishin duke ndjekur “Piter Panin” në sallë.

“Familja është forca e saj dhe ekuilibri qe asaj i duhet për të qenë e lumtur”, shprehet Alketa