Shikoni si e ben buken deputeti i Lushnjes Saimir Korreshi nje mjeshter i vertete. Foto

Deputeti karizmatik i Partisë Demokratike për Lushnjen, Saimir Korreshi, e ka kaluar këtë të dielë duke gatuar në shtëpi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Korreshi shfaq anën e tij si ‘amvisë’ teksa tregon se ka përgatitur brumin për kulaçin që ka preferuar ta pjekë në shtëpi.

Në foton tjetër, ai tregon se kulaçin e bërë vetë e ka pjekur dhe ka zgjedhur ta shoqërojë me një pjatë fasule, djathë, ullinj dhe qepë.

Korreshi shquhet për deklaratat e tij me humor thumbues për qeverisjen.