Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Spinaq me qumësht e vezë

Përbërësit:

1.2 kg spinaq

2 kokrra qepë

2 lgj vaj ulliri

4 kokrra vezë

1 ½ gotë qumësht

1 ½ lgj miell

2 lgj gjalp

3 lgj kaçkavall i grirë

kripë+ piper i zi

arrëmoskat

2 lgj peskimadhe

Përgatitja:
Lajmë spinaqin dhe e kalojmë në ujë të vluar me kripë për 2 minuta. Më pas e kalojmë në ujë të ftohtë me akull, e shtrydhim mirë dhe e presim vrazhdë.Ndërkohë në një tigan me vaj kaurdisim qepët të prera në kubikë derisa ato të zbuten ( i ndihmojmë duke i hedhur pak ujë herë pas here me qëllim që qepa të mos ngjyroset). Shtojmë spinaqin e më pas kripë, piper të zi, arrë moskat, koper dhe spinaqin dhe e lemë në zjarr derisa ai të ulë volumin.Lyejmë tavën me gjalpë, e pudrosim atë me peksimadhe, vendosim spinaqin dhe e nivelojmë mirë.Rrahim 4 kokrra vezë me qumësht dhe pak miell, i përziejmë mirë derisa të formohet një masë homogjene. Shtojmë dhe pak kripë dhe arrë moskat dhe e vendosim kremin mbi spinaq duke vendosur pak gjalpë mbi të dhe duke e pudrosur me djath kaçkavall të grirë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta derisa të mpikset dhe të marrë një ngjyrë të verdhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *