Supë e ftohte me karrotë

0
72

Përbërësit:



400 gr karrota

200 gr bukë (e ftohtë)

1 l kos ose dhallë

3 thelpi hudhër

100 gr bajame të grira

2 lgj uthull të bardhë

4 lgj vaj ulliri

kripë+ piper i zi

majdanoz

Përgatitja:
Fillimisht ziejmë karrotat në ujë të vluar për 15-20 minuta. Presim bukën në copa dhe pjesën më të madhe të bukës e njomim me 150 ml dhallë duke e lenë të bymehet për disa minuta.Pjesën tjetër të bukës së mbetur e thekim në një tigan pa yndyrë.Hudhrat të prera në copëza, miellin e bajameve, karrotat e ziera dhe dhallën e mbetur e kalojmë në blender duke e kthyer në pure. Më pas shtojmë dhe bukën e zbutur, dy lugë uthull, vaj ulliri, kripë dhe piper të zi. E vendosim supën në frigorifer për 1 orë të ftohet dhe e servirim në një pjatë duke e zbukuruar me kubikë buke të thekur, pak vaj ulliri dhe majdanoz të grirë imët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here