Supë kremoze me perime
Përbërësit:
200 gr perime te krera ne kubikë të begjël (qepë, seleri dhe karrota)
300 gr patate
2 lugë gjelle vaj ulliri
3-4 lugë gjelle krem qumështi i rrahur lehtë
2 lugë gjelle erëza të freskëta të grira
rreth 700 ml lëng perimesh
kripë
piper i bluar në moment
Përgatitja:
I skuqim perimet në vaj ulliri, në zjarr të mesëm, deri sa të zbuten dhe të fillojnë të marrin ngjyrë. Shtojmë patatet dhe vazhdojmë të gatuajmë për rreth 2 minuta akoma. Shtojmë lëngun e perimeve bashkë me pak kripë, I japim valë dhe gatuajmë në zjarr të ulët për rreth 15 minuta. E kalojmë në blender, rregullojmë shijen për kripë dhe e shërbejmë të spërkatur me krem të rrahur lehtë dhe erëzat e freskëta.