Për të krijuar një tavë të shijshme më perime mjafton të zgjidhni perimet tuaja të preferuara dhe t’i piqni me shije.
Përbërësit
2 spec i kuq
1 patëllxhan
1 patate (mesatare)
1 degë borzilok
piper
kripë
2 karotë
2 kokrra domate
1 kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
majdanoz
200 gr salcë domatesh
Përgatitja
1
Të gjitha perimet pritini në rrathë me trashësi 5 mm.
2
Në një tavë hidhni salcën e domatës, hudhrën e grirë, kripë dhe piper.
3
Shtroni patatet, patëllxhanët, domatet, qepët, specat e kuq dhe karotat.
4
Spërkateni me borzilok, majdanoz, kripë e piper.
5
Hidhni njërën nga domatet e prera në kubikë sipër perimeve dhe vendoseni të piqet ngadalë në 180 gradë.