“U tregua e paedukatë”/ Olti Curri ka sërish dicka për të thënë: Hyrja e Alketës më trembi (Video)

Alketa Vejsiu prezantoi për herë të parë në Sanremo krahas Amadeus dhe Georgina Rodriguez. Kishte pa fund komentet pozitive për paraqitjen e saj fizike dhe profesionale në Sanremo.

Por ai q ka mbetur ende i pakënaqur ka qenë Olti Curri që ka folur akoma për performancën e saj në Sanremo.

Për mendimin e tij Alketa dukej sikur po kërkonte të merrte fjalën me padurim sikur të ishte tek Opinioni. Ndërsa më tej në një komunikim direkt ai u shpreh se hyrja e parë e Alketës e trembi.

Kurse në lidhje me monologun e saj, Curri kritikoi se gjërat kanë ndryshuar dhe nuk janë më siç thoshte ajo.