Vajza e Bujar Nishanit prek me dedikimin për ditëlindjen e të atit. Foto

0
193

TIRANË- Ish-presidenti Bujar Nishani ka sot ditëlindjen. Ai do të mbushte 56 vjeç. Por fatkeqësisht u nda nga jeta për shkak të Covid.

Familja e tij ia ndjen mungesën dita ditës por dhimbja shtohet në këtë ditë të veçantë.

Vajza e ish-presidentit, Fiona Nishani ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku duket krah të atit të ndjerë, dhe shkruan: “Shkoi ora 12:00 dhe unë s’të uroj dot. Më mungon shumë babi”.

Sot dita e lindjes e Bujar Nishanit, vajza e tij prek me postimin: Shkoi ora 12

Nishani ndërroi jetë në muajin maj , pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore në një spital në Gjermani ku ishte shtruar. Ish presidenti u dërgua për kurim në Gjermani, pasi vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.