Video-ironia e Olti Currit, blogeri tallet keq me pronarin e panormës…

Sjellja e Mihal Kokëdhimës, pronarit të restorant ‘Panorma’ në Porto Palermo është bërë sot kryefjalë e mediave e rrjeteve sociale.

Kjo, pas publikimit të një videoje ku Kokëdhima hidhej mbi makinën e mbushur me turistë spanjollë, shoqëruar edhe nga dy shqiptarë. Pronari i restorantit mbahej mbi kafanon e makinës teksa thyente xhamin e përparmë.

Pas incidentit ai mbahet i ndaluar nga policia ndërsa blogeri Olti Curri nuk e ka humbur këtë rast duke bërë një tjetër video por këtë herë me nota ironie dhe humori.