Tavë peshku me perime

Si thoni për një tavë peshku? 🙂
Përbërësit:
Levrek për tre veta (ose merluc)
4 kokrra qepë
4 kokrra patate
10 karota
2 kokrra limon
majdanoz
kopër
kripë
piper
Përgatitja:
Grijmë qepët jo shumë të imëta dhe i kavardisim me vaj ulliri. Shtojmë një gotë verë të bardhë
Pasi qepët të jenë zbutur, shtojmë patatet e prera në kubikë, karotat dhe vazhdojmë t’i kavërdisim
Kur përbërja të jetë gati shtojmë lëngun e njërit limon dhe limonin tjetër të prerë në feta të vogla, kripë dhe pak piper.
Shtrojmë peshkun në tavë me vaj ulliri bashkë me perimet e përgatitura më parë.
E fusim në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë.