Zupa me arra e reçel

Zupat janë një recetë tradicionale shqiptare
Përbërësit janë:
1.5 l qumësht
10 lugë sheqer
4 lugë gjelle miell dhe 3 lugë niseshte
4 vezë- nga ato 2 te bardha hiqen për zbukurim

Qumështin e ngrohim dhe e lejm vecmas
Rrahim vezët me gjzsmën e sheqerit dhe gjysma tjetër hidhet te qumështi
Tek vezët shtojmë pak qumësht dhe tresim miellin dhe niseshtenë
Përbërjen e tasit duke e trazuar e shtojmë tek qumështi derisa te trashet e të fillojë të nxjerri flluska.

Kremin nëse doni e ndani në dy enëmdhe në njërën shtojm 2 lugë kakao për ngjyrë
Në këtë çast shtojmë aromën e vaniljes dhe e heqim nga nxehtësia
Tasat ndërkohë i bëjmë gati dhe vendosim një shtresë biskota ose pandespanjë të njomur me shërbet.
Vendosim shtresën e kakaos pastaj atë me vanilje.
Lart pastaj zbukurojmë me marengën e të bardhave të vezëve.
Reçelin e zgjedhim sipas dëshirës dhe shtojmë arra të thërmuara

Vendosim në ftohje para se të shërbehet